Dita e dytë e diskutimeve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në komisionin për fqinjësi të mirë

12

Pas një pauze prej një viti, si shkak i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, sot do të duhet të mbahet mbledhja e përbashkët e komisionit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për të përmbushur marrëveshjen e vitit 2018 për fqinjësi të mirë.

Temat e komisionit sot do të jenë problemet faktike historike mes dy vendeve. Gjithashtu, do të flitet edhe për librat e klasës së shtatë në Maqedoni dhe heqja e pjesëve problematike për shtetin bullgar.

Për këtë takim, nga ekipi negociator i dy shteteve për të treguar detaje sot pas takimit, Dragji Gjorgiev dhe Angel Dimitrov do të dalin në konferencë shtypi për tu përgjigjur në pyetje gazetarësh.