Ditët e numëruara për drejtorët e BDI dhe LSDM-së, 200 janë nën thjerrëz?!

135

Qeveria në séancën e radhës do të bëj ndryshimin e drejtorëve të parë të cilët nuk kanë treguar rezultate. Kjo është paralajmëruar sot nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas tij, procesi do të shkojë në disa faza. Fillimisht do të ndërrohen 30 drejtorë, por kohë më parë Zaev tha se do të ndërrohen rreth 200 funksionarë të eshaloneve të dyta dhe të treta, përcjellë INA.

Alsat-M ditëve të fundit ka publikuar edhe disa nga emrat e drejtorëve që do të ndërrohen.
“LSDM dhe BDI presin që për ndryshimin e zëvendësministrave të merren vesh liderët e partive, ndërsa ndërrimin e drejtorive Qeveria do ta bëj në disa faza. Jozyrtarisht mësohet se BDI-së i është kërkuar të heq dorë nga Byroja e Furnizimeve Publike me të cilën udhëheq Bardhyl Nasufi, Agjencia për Investime të Huaja ku drejtor është Vullnet Ademi, “Rrugët e Maqedonisë”, drejtor Gajur Kadriu, “Hekurudhat e Maqedonisë”, drejtor Irfan Asani dhe nga Qendra e Shërbimeve në klinika me të cilën udhëheq Shkodrane Dardhishta. Në këmbim mësohet se BDI-së i është ofruar Agjencia për Inovacione Teknologjike, Inspektorati i Tregut dhe Drejtoria për Çështje Pronësore.”, nënvizoi Alsat-M.

Fshesa nga kryeministri u paralajmërua pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kur Zaev tha se qytetarët me votën e tyre për mospërkrahje treguan se nuk janë të kënaqur me qeverisjen aktuale.