Dizajn i qetë skandinav: Harmonia bardhë-zi në nënkulm

98

E shndritshme dhe e hapur, “David Bagares Gata” është apartament-studio kompakte me seli në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm

Enterieri i tij modern, i dizajnuar për përshtatje në stilin nordik, është vepër e disenjatorit të studios lokale Scandinavian homes.

Stili skandinav është bërë shumë i popullarizuar në gjithë botën, falë parimeve në të cilat bazohet, e ato janë thjeshtësia, funksionaliteti dhe minimalizmi, transmeton Telegrafi.

Është i përshtatshëm posaçërisht për banesat e dimensioneve më të vogla siç janë studiot e bukura, sepse hapësira e shkarkuar nga gjërat e tepërta vizualisht duket më e madhe.

Ngjyra e bardhë është përdorur si për muret ashtu edhe për sipërfaqet e pjerrëta, duke u shkrirë në një tërësi.

Dritaret e kulmit fusin dritë të mjaftueshme natyrale në enterier, duke theksuar edhe më shumë bardhësinë e mureve, duke e bërë hapësirën e studios më të këndshme dhe më të ajrosur.

Me të njëjtin qëllim disenjatorët kanë përdorur edhe një element – dyert e qelqta.

Në atë mënyrë janë të ndara zonat funksionale fizikisht, por jo edhe vizuelisht, gjë që i ka kontribuar depërtimit më të mirë të dritës natyrale.

Dizajni i qetë skandinav është pasuruar me detaje të stilit industrial siç janë dritat atraktive, si edhe me përdorimin e metalit me përfundim ngjyrë mat të zezë në dyer të cilat ndajnë dy hapësira.

Detaj interesant paraqesin edhe trarët e ekspozuar të cilët krijojnë iluzionin e tavanit të rrafshët.

Gjatë muajve të ngrohtë banesa merr më shumë hapësirë të përdorshme, sepse zona e ditës nga hapësira e mbyllur del në tarracë me pamje panoramike.