Doganierët e Maqedonisë konfiskojnë orë dore që kushton 35 mijë euro

81

Doganierët në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ kanë zbuluar dhe konfiskuar një orë që kap vlerën prej 35.000 euro.

Sipas njoftimit të Doganave të Maqedonisë, automjeti me tabela bullgare i drejtuar nga një shtetas grek gjatë hyrjes në Maqedoni në pyetjen nëse ka diçka për të paraqitur është përgjigjur negativisht por gjatë kontrollit nën ulësen e automjetit e pjesës së pasme, është gjetur një kuti origjinale, një orë dhe fatura e orës në emrin e një shtetasi zviceran.

“Bëhet fjalë për orë e llojit ‘Audemars Piguet Roual Oak Ofshore’ që kushton prej 2.2000.000 denarë”, shprehen nga Doganat e Maqedonisë.

Kundër tij do të ngritet aktakuzë për ikje nga tatime ndërsa ora për momentin është konfiskuar.