Drilon Alimi me fjalë emocionuese nga gurbeti

611

Shkruan: Drilon Alimi

Mbrëmje të heshtura.. Netë të ftohta e të pagjumë. Momente të trishta mallëngjimi. Kujtime të paharuara që sillen vërdallë në imagjinatën e paskajshme. Mungesë .. mungesë e dhimbshme.
Mungesë jete .. mungesë shpirti .. që të përvlon e të djeg nga brenda.
Mure të errëta, frikë e ftohje në zemër. Humbje e harresës, marramëndje, lodhje e frikë .. s’ka ilaç që e shëron këtë dhimbje..
Mall .. shumë mall ..
Shkatërues. Të djeg ngadalë .. e të prek deri në palcë .. aty ku dhimbja lind .. në atë vend ku dhemb më së shumti..
Dhemb .. sa shumë dhemb .. Asnjë plagë e rrëndë nuk paska kaq peshë..
Sa i rrëndë, sa i pashpirt, sa i pamëshirshëm, sa i zjartë .. malli për atdhe e familje.