Duka: Situata të mos shihet me triumfalizëm, qytetarët t’i respektojnë masat e qeverisë

14

Në qytetin e Dibrës, numri i personave që shërohen nga Covid-19 po rritet.

Nuk ka pasur infeksione të reja me coronavirus këto 12 ditët e fundit. Por kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka sot tha se beteja me armikun e padukshëm nuk është fituar.

Ai tha se qytetarët nuk duhet ta shikojnë situatën me triumfalizëm, por duhet të vazhdojnë të jenë të disiplinuar dhe të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria.

Numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus në Dibër është 49.

Gjendja e krizës nuk është e zgjatur në Dibër, ndërsa jeta ndal ngadalë po kthehet në normale.

Komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupa ishin vendet e para të goditura nga coronavirusi.