Durmishi kërkon nga kryetarja e komunës Arifi, të sqarojë qytetarët në lidhje me premtimet e saj

18

– Pas publikimit të seancës së Këshillit të Komunës së Tetovës nga ana jonë për t’i informuar qytetarët e Tetovës “për punët të cilat i realizon Komuna e Tetovës”, pas 6 viteve mandat Kryetarja e Komunës kishte postuar rendin e ditës së Këshillit të Komunës së Tetovës për t’u arsyetuar se është transparente, duke na kopjuar neve ( një veprim që është dasht që moti ta bën ) !
– Neve na vjen mirë që Kryetarja e Komunës na ndjekën neve, por, inkurajojmë dhe kërkojmë që të bën publike, transparente, se përse :

1. Shkolla e premtuar në Reçicë të Vogël me donator kinez e dotacion nga qeveria ende është iluzion?
2. Përse transporti publik në Tetovë ende nuk është në funksion?
3. Përse u ndal hapja e bulevardit Blagoja Toska?
4. Përse parkinget me kate nuk u vënduan në qytet?
5. Të bën transparente mbledhjet që mban me udhëheqësit e sektorëve!
6. Ku kanë mbri punët në ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në f.Llacë?
7. Përse është e stërngarkuar komuna e Tetovës me punëtor fiktiv (që se din as ku e kanë vendin e punës) dhe për ç’farë arsye nuk sistemohen?
8. Përse heq dorë ( me dokument ) Kryetarja e Komunës dhe i kalon legalizimet e objekteve pa leje përmes Këshillit të Komunës së Tetovës?

Besar Durmishi – këshilltar i Lëvizjes BESA në Tetovë

Loading...