Duterte – Gjykatës së Hagës: Më arrestoni ose më varni, kurrë nuk do të përgjigjem para të bardhëve

30

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka sfiduar të premten Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) ta burgosë ose ta dënojë për vrasje të supozuara jopublike në luftën e tij kundër drogës, por tha se ai do të refuzojë të bashkëpunojë me të huajt nëse do të gjykohet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deklaratat e tij ishin të fundit të kundërshtimit ndaj gjykatës në Hagë që nuk ka vendosur ende nëse do ta hetojë atë mbi mijëra vdekje në sulmin e tij, gjatë së cilës aktivistët thonë se janë kryer krime kundër njerëzimit.

“Ju nuk më trembni se do të më burgosni në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Unë kurrë nuk do t’i lejoj vetes t’u përgjigjem të bardhëve”, citohet të ketë thënë Duterte në një fjalim para kadetëve ushtarakë dhe rezervistëve.

“Unë kurrë, kurrë, nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje që vjen nga ju. Janë gjepura për mua. Unë jam përgjegjës vetëm për filipinasit. Filipinasit do të më gjykojnë”.

“Ai shtoi: Dhe nëse më varni për të gjitha ato që bëra, vetëm vazhdoni. Do të jetë kënaqësia ime”.

Duterte ka shpërthyer gjithashtu ndaj Kombeve të Bashkuara pasi organi i saj i të drejtave të njeriut miratoi një rezolutë në korrik për të hetuar abuzimet e pretenduara në Filipine.