Dy “siguresat” që u hoqën nga bomba atomike përpara se të binte në Hiroshima janë shitur për 100 mijë dollarë

20

Dy “siguresat” e hequra nga bomba e parë atomike që u hodh mbi Hiroshima janë shitur për 100 mijë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pajisjet që u nxorën nga arma 4,4 ton “Little Boy”, përpara se ajo të hidhej për një efekt shkatërrimtar, më 6 gusht të vitit 1945.

Bombardimi vrau mbi 140,000 njerëz, duke sjellë fundin e Luftës së Dytë Botërore me dorëzimin e Japonisë.

“Siguresat” rreth 8 centimetrash, të cilat ishin prej metali dhe druri, thuhet se u mbajtën si një “suvenir” i misionit nga toger Morris Jeppson.

Jeppson kishte treguar se: “Para kësaj kohe, bomba binte nga aeroplanët dhe shpërthente duke goditur tokën”.

Ndërsa, sipas tij, “bombat atomike me fuqi shpërthyese duhej të shpërthehen në ajër në lartësi proporcionale me madhësinë e shpërthimit”.