Dyshohet se janë helmuar, burri në spital, vdes nusja 19 vjeçare – në shtëpinë e çiftit shqiptar janë ende zbukurimet e dasmës

97

Në shtëpinë e vogël në fshatin Xhyrë të Librazhdit janë ende të varura zbukurimet e dasmës.

Rezarta Hajdari, vetëm 19 vjeçe dhe Olsiani 27 vjeç u martuan të dielën e 8 dhjetorit.

Zakoni e do që zbukurimet të qëndrojnë edhe për disa ditë në shenjë mbarësie por dhe për të treguar se në atë shtëpi ka festë dhe gëzim.

Por sot në mëngjes familja është tronditur në momentin kur ka gjetur çiftin, që dyshohet të jenë helmuar, shkruan oranews.tv.

Rezarta është gjetur e pajetë ndërsa Olsiani ndodhet në spital dhe mjekët thonë se paraqitet me parametra jetësorë normale.

Familjarët janë të tronditur dhe nuk dinë të gjejnë arsyen e këtij veprimi ndërkohë policia dyshon për vetëhelmim por nuk përjashtohen pistat e tjera dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka informuar policia e qytetit.

Ndërkohë, TopChannel ka publikuar një video tjetër e cila thuhet se tregon ambientet brenda dhomës së çiftit.