E ardhmja pa policë rrugor, droni në Spanjë po bën “namin” (VIDEO)

52

Në të ardhmen duhet patur kujdes nga dronët, pasi do të jenë në veprim dhe mund t’ju gjobisin nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor.

Një praktikë e tillë ka nisur në Spanjë, ku droni do të përdoret për të vëzhguar makinat nga ajri dhe ato që kapen me shkelje përmes kamerës do të gjobiten.

Por mund të merren edhe masa më ekstreme. Këto mjetet do të kenë edhe një tjetër detyrë të monitorojnë dhe të ndihmojnë në situata emergjente.