E FUNDIT/ Dy veteranë të arsimit nga Kumanova i bashkohen Lëvizjes BESA

35

Veterani i arsimit shqip në Kumanovë, Sulejman Jashari së bashku me mësuesin Zeqir Bilalli nga qyteti i Kumanovës, janë dy prurjet e reja të cilëve Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ju uroj mirëseardhje në Lëvizjen BESA.

Kryetari Kasami i falëndëroj të dy mësuesit për gadishmërinë e shpehur për të kontribuar për Lëvizjen BESA por edhe përmes përvojës së tyre të kontribojnë në ofrimin e ideve për të përmirësuar cilësinë e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut.

Brenda dy javëve figura të ndryshme intelektuale po i bashkangjiten Lëvizjes BESA në rrugëtimin e saj politik.