Një video e tmerrshme është regjistruar në Glasgow, Skoci.
Pamjet dramatike tregojnë se si një grua godet vazhdimisht me grushte një burrë, duke e lënë të gjakosur pasi që e gjeti duke folur me një femër tjetër. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një burrë shihet duke ndenjur me një grua në një bar, më pas papritmas në ambientet e barit hyn një tjetër grua dhe situata rëndohet.
Ndërkohë, të pranishmit vetëm shohin të habitur.
Viktima, që në asnjë moment nuk po mundohej të mbrohej, në fund e shtyn gruan duke e rrëzuar atë përtokë dhe largohet tërësisht i gjakosur.
Nuk dihet ende lidhja e gruas me viktimën por mediat angleze shkruajnë se mund të jetë partnerja e tij.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë më datën 13 korrik dhe më pas shpërndarë në internet nga pronari i lokalit.