Disa ditë më parë trajneri Giampaolo, vlerësoi Suson si një ‘lojtar klasi’, mirëpo ditën e sotme në medat italiane qarkullon lajmi se Milan po kërkon që ta shesë.
Olympique de Lyon ka shfaqur interes për spanjollin. Sipas asaj që raporton “ La Gazzeta dello Sport” midis drejtuesve të klubit milanez ka dallime mendimesh, pasi disa kërkojnë që ta mbajnë e disa kërkojnë që ta shesin.
Ky lajm vjen pas takimit të së martës mes agjentit të futbollistit, Alessandro Lucci, dhe zyrtarëve ‘kuqezinj’.
Ndërkohë, Lyoni e ka bërë të ditur interesimin, pasi dhe presidenti Jean-Michel Aulas e bëri publik pëlqimin për futbollistin.
“La Gazzetta dello Sport” gjithashtu raporton se “Djajt” mund të transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, si zëvendësues të 25 vjeçarit.
Suso e ka një klauzolë me Milanin me një vlerë prej 40 milionë eurosh.