E TURPSHME/ Teuta Arifi nuk arrin ti mbledh as 20 persona në lagjen e saj(FOTO)

1156

Nëndega Shaip Kamberi është nëndega nga vjen znj. Teuta Arifi dhe disa funksionarë të BDI-së. Si nëndegë numëron 17 anëtarë, mirëpo mbrëmë në tubimin e BDI-së në këtë lagje, kanë qenë prezent vetëm 10 anëtarë edhe vet kryetarja e komunës bashkë me kryetarin e spitalit të Tetovës i cili është i po kësaj lagje. Tubimet e BDI-së gjithnjë e më shumë po marrin pamje dhe atmosferë funerali si në kohën e komunizmit ku banorët nuk merrnin pjesë në varrimin e atyre që ishin bashkëpunëtor të UDB-së.

I gjithë fokusi i kryetares së komunës Teuta Arifi nuk kishte qenë promovimi i Stevo Pendarovskit si kandidat i LSDM për president, por temë diskutimi kishte qenë, pse po na ikin njerëzit nga partia? Të kapur nga ky ankth i braktisjes dhe largimeve masive nga BDI kanë qenë edhe funsionaret e tjerë partiak.
Drejtori i Spitalit i Tetovës dr. Florim Besimi ka kërkuar nga të pranishmit të përgjigjen direkt me transparencë se: Pse ikin njerëzit nga BDI?!
Ai pas insistimit ka marrë një përgjigje shumë të hidhur nga aktivistët e BDi-së. I nderuar ata ikin se s’kanë bukë për të ngrënë, ndërsa ju dhe funksioner të tjerë partiak keni ndërtuar shtëpi milionëshe…
Nga informacionet e sigurura nga të pranishmit dhe e faktuar me fotografi, atmosfera ka qenë shumë zymt. Pas postimit të statuseve, aktivistëve me urdhër nga lartë u është kërkuar që ti fshijnë menjëherë.
Siç shihet është turpëruese dhe kompromituese pjesmarrja e vogël e aktivistëve në lagjen e Teuta arrifit dhe funksionarëve tjerë.
Lind pyetja: A po i vjen fundi BDI-së?!