Edhe strugani Lirim Muharremi kandidon për president të Maqedonisë së Veriut

42

Duket se garës për president do t’i shtohet edhe një kandidat i pavarur. Lirim Muharremi është aspiranti nga Struga, i cili ka shpallur pretendimin se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale nê Maqedoninë e Veriut.

Ai në një prononcim për strugalajm tha se sot është regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor Shtetëror dhe se është duke marrë formularët për nënshkrime të nevojshme që të jetë kandidat.

Ai është shprehet optimist se për këto 2 ditë të mbetura do të arrijë të grumbullojë mbi 10 000 nënshkrime në Maqedoninë e Veriut.

Lirimi Muharremi ka lindur në Strugë në vitin 1960 dhe vjen nga fusha e biznesit me aktivitet në Slloveni dhe Shqipëri.