Edukatori detyron 30 fëmijë në çerdhe ta godasin veten me shuplakë

16

Edukatori në një çerdhe në Kinë është kapur nga kamerat e sigurisë, duke detyruar me forcë më shumë se 30 fëmijë që ta godasin veten me shuplakë në klasë.

Edukatori kishte kërkuar nga fëmijët që ta godasin veten shuplakë sa më shumë që munden, përndryshe nëse nuk e bëjnë një gjë të tille do t’i godasë ai, transmeton Telegrafi.

Ky burrë nga provinca jugore Hainan në Kinë, shihet se si pa mëshirshëm godet fëmijët që refuzonin ta godisnin veten. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në një çerdhe private.

Kjo nuk është hera e parë që mësuesit apo edukatorët kapen nga kamerat në Kinë, duke ndëshkuar fëmijët me mënyrat më brutale të mundshme.