Ekskluzive/ Albin Kurti do të jetë prezent në tubimin përmbyllës në Tetovë

77

Portali Albanews24 ka arritur të siguroj informacione burimore se në mbështetje të kandidatit shqiptar në tubimin përmbyllës në Tetovë, të enjten, 18 prill, te salla e shkollës medicinale në Tetovë, i pranishëm do të jetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me disa bashkepuntorë të tij.

Poashtu tubimin do ta nderoj me praninë e saj, këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza, si gjithmonë duke mbajtur gjallë me zërin dhe këngën e saj të bukur shpresën dhe ëndrrën shqiptare.