Para pak çastesh, kandidati shqiptar për president Prof. Blerim Reka ka dalur me komunikatë ku falenderon dy partitë opozitare Lëvizjen BESA dhe Aleancën për Shqiptarët për nënshkrimet e mbledhura. Ja postimi i plotë në Facebook:
Fillimisht, në emër të Z. Reka dhe ne emër të shtabit të Z. Reka, ju falemnderojmë për interesimin.
Ndërkaq, me kënaqësi ju njohtojmë se kandidati i pavarur shqiptar, Prof. Dr. Blerim Reka, tashmë edhe zyrtarisht është kandidat për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Duhet theksuar se në më pak se 15 orë, z.Reka e kanë mbështetur mijëra qytetarë, që konfirmuan përmes mbi 11000 nënshkrimeve, mbështetjen e fuqishme të kandidaturës së tij.
Falemnderojmë strukturat e partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e mbledhjeve të nënshkrimeve.
Poashtu falemnderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen: guximin e gjejmë në përkushtimin tuaj!
Shkup, Mars 2019
Shtabi Qendror i Kandidat për President, BR.
Gjithashtu Lëvizja BESA ka dalur me komunikatë, në të cilën thuhet:
KOMUNIKATË
Pas një mobilizimi shumë të madh nga gjitha strukturat për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale, Prof.Dr.Blerim Reka, Lëvizja BESA falenderon të gjithë aktivistët por edhe qytetarët e tjerë që dhanë kontributin e tyre për kandidatin shqiptar.
Mbledhja e nënshkrimeve në një kohë rekorde, tregon se kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët është një zgjidhje e duhur dhe se shqiptarët me 21 prill do të kenë mundësi për të votuar njeriun e duhur për President të vendit.