EKSKLUZIVE/ Ndryshime radikale në qeveri, largohet BDI, inkuadrohen BESA dhe Aleanca?!

356

Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri Zoran Zaev ka potencuar shpesh “fshesën” brenda qeverisë, që nënkupton ndryshimet qeveritare që kreu i mazhorancës i premtoi pas zgjedhjeve.

Pas përmbylljes së gjithë procesit të kreut të shtetit dhe inaugurimit të tij, nga burime të afërta me pushtetin dhe partinë më të madhe maqedonase, LSDM, jo zyrtarisht mësojmë se gjatë këtyre javëve, pritet të ketë ndryshime radikale brenda qeverisë, ku pritet që partia e z. Ahmetit, BDI, të shkoj në opozitë, ndërsa brenda qeverisë të inkuadrohen partitë opozitare shqiptare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.

Portali Albanews24 arriti që të kontaktoj me njërën nga këta dy subjekte, ku sipas tyre ka kontakte të vazhdueshme me qeverinë, ndërsa për më tepër do të bëjnë të ditur ditët në vijim.

Përndryshe, edhe pa deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, numrat tregojnë që qeveria do të jetë stabile.