EKSKLUZIVE/ Propozimi për ministër i MPB-së, ish drejtor i Agjencionit për Zbulim kur ndodhi Lagjia e Trimave?!

88

Sot, VMRO-ja opozitare propozoi emrin e ri për ministër të MPB-së në qeverinë teknike, pas refuzimit të kandidatit të parë për ministër nga ana e LSDM-së, njofton albanews24.

Emri i pranuar për ministër teknik është, Naqe Çulev, i cili sipas ligjit nga 3 janari duhet ta merr funskionin si ministër i MPB-së. Por kush është Naqe Çulev? Për shumë kënd në opinion mund të jetë i panjohur, por ai ka qenë drejtor i agjencionit për zbulim. Siç mëson albanews24 ai këtë funskion e ka pasur, në kohën kur ndodhi “Lagjia e Trimave” në Kumanovë, ku humbën jetën shumë persona.

Nesër, (3 janar) kuvendi republikan pritet ta votoi qeverinë teknike, e cila do të përgatis zgjedhjet e 12 prillit./albanews24/