EKSKLUZIVE/Të pakënaqurit në ASH: Do mbështesim opsion fitues dhe jo opsion që i zgjat jetën politike BDI-së!

480

Përkrahja që mund të merr Lëvizja BESA nga strukturat e pakënaqura të ASH-së po vë në panik BDI-në e cila deri me tani ka qenë komode pas gabimeve të udheqësisë së ASH-së duke mos i respektuar strukturat e veta partiake.

Burime brenda grupit të “rebeluar” në ASH thonë se janë të bindur se udhëheqësia e ASH qëllimisht po injoron strukturat partiake dhe me këtë i ndihmon BDI-së të marrë lehtësisht edhe një mandat te shqiptarët. “Deri më tani i kemi vlersuar si gabime pa dashje veprimet e disa funksionarëve të lartë të ASH-së, por duke e parë heshtjen që ka kapluar po dyshojmë se qëllimisht po shkatrojnë strukturën e partisë me qëllim t’i sigurojë edhe një mandat Ali Ahmetit. Ne nuk do ja lejojmë këtë, prandaj ashtu si kemi qenë pro bashkëpunumit para zgjedhor me Lëvizjen BESA tash seriozisht po e mendojmë lidhjen e një koalicioni joformal në nivel të strukturave dhe kështu të dërgojmë BDI në opozitë” deklaroi funksionari i lartë i ASH-së për “Albanews24”.

MARKETING 420 x 60

Përndryshe, gjatë ditës së kaluar nëpër media qarkullonin informacione se grupit të pakënaqur brenda ASH-së pritet ti praprijë Altrim Mamuti, kryetari i degës Tetovë, e cila është dega me e madhe brenda partisë.