EKSKZLUZIVE/ in7.tv: Takohen Kasami dhe Sela, Alternativa e Gashit mbetet jashtë loje

450

Arritja e koalicionit trepalësh parazgjedhor mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, ka qënë temë shumë e diskutuar në javët e fundit, sidomos pas caktimit të 12 Prillit si datë e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan in7, transmeton TopAlNews.

Siç mëson in7, këtyre ditëve kreu i Aleancës, Ziadin Sela është takuar edhe njëherë me Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa, ndërsa dje ka realizuar takim me atë të Alternativës, Afrim Gashin në një lokal në Strugë. Takimi është realizuar veç e veç.

Ndryshe, sot Alternativa për herë të dytë ka refuzuar ftesën e ASh-së për koalicion trepalësh, ndërsa nga BESA u shprehën të gatshëm për bashkëpunim tripalësh.

Loading...