Emre Can: Ronaldo është një lider – feston nëse fiton në stërvitje, mërzitet nëse humbet

18

Emre Can e ka zbuluar se gjendja shpirtërore e Cristiano Ronaldos varet nga rezultatet në ndeshjet stërvitore, ndërsa e cilësoi portugezi si lider.

Ylli gjerman ka fituar vendin e titullarit menjëherë tek Borussia Dortmundi pas transferimit të tij në janar, por ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër nuk mund të shmangë pyetjet në lidhje me Ronaldon në Allianz Stadium.

MARKETING 420 x 60

“Cristiano Ronaldo është një lider dhe një fitues”, ka thënë fillimisht Can për Bild.

“Ai gjithashtu ju drejton në ndeshje stërvitore. Nëse humbet, ai mbetet në një humor të keq”.

“Por nëse ai fiton, nga ana tjetër, ai është i lumtur dhe kurrë nuk humbet shansin për të bërë shaka me humbësit dhe t’i bëjë ata të ‘shijojnë’ humbjen”, përfundoi gjermani.

Emre Can erdhi përmes akademisë së Bayern Munich para se të transferohej në Bayer Leverkusen në 2013, ndërsa pas një sezoni u transferuar te Liverpooli dhe luajti katër sezone në Anfield para se të transferohej te Juventusi në korrik 2018.

Te Juventusi ai u përpoq të bindte Maurizio Sarri, por pa arritur ta bind dhe u transferua përsëri në Gjermani pas 45 ndeshjeve përgjatë dy sezoneve me Bianconerët.