Era e fuqishme në Zagreb bën kërdinë (VIDEO)

95

Po fryn erë e fuqishme në Zagreb duke bërë kërdinë në terren.

Era e fuqishme, hove-hove edhe uraganike, po fryn në Zagreb nga e diela në mbrëmje.

Në rrugë në të gjitha pjesët e qytetit ka shumë degë të thyera të trungjeve, kontejnerë të shpërndarë të plehrave apo shtande të drunjta, vende-vende janë shkulur edhe semaforët, bëjnë të ditur mediet kroate.

Zjarrfikësit janë në terren, ndërsa policia ua tërheq vërejtjen qytetarëve të mos dalin jashtë nëse nuk janë të detyruar.

https://m.youtube.com/watch?v=m5GHebbnpC4#