Erdogan në gatishmëri të ndërmjetësojë midis SHBA-ve dhe Iranit

19

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmjetësojë midis Uashingtonit dhe Teheranit, me qëllim që të zvogëlohen tensionet rreth programit nuklear iranian.

Erdogan ka thënë se ka biseduar për një rol të tij të mundshëm ndërmjetësuesi me kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë kohës së samitit të G-20 në Osaka, shkruan AP.

Ai ka shtuar duke thënë se ka pyetur nëse Turqia dhe Japonia do të munden të ndikojnë së bashku si ndërmjetësues dhe nëse pajtohet që të realizojnë takim me liderët iranian.

Irani ka paralajmëruar se do të rris pasurimin me uranium pas tensioneve që janë rritur një vit pas tërheqjes së Presidentit amerikan Donald Tramp prej marrëveshjes nukleare që ishte nënshkruar në vitin 2015 midis SHBA-ve dhe Iranit.