Erdogan: Sulmi në Zelandën e Re, i organizuar

107

Sulmi në Zelandën e Re nga i cili mbetën të vrarë 50 besimtarë myslimanë nuk është “një akt individual, por i organizuar”. Ky eshte qëndrimi i presidentit te Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kuptuam se armiqësia dhe urrejtja juaj është gjallë. Ne gjithashtu e kuptuam se çfarë lloj terroristi është ai që shpreh kërcënimin. Ju nuk do të kaloni nga ana e Anadollit në anën evropiane. Ky nuk është një akt individual, por i organizuar. Do të jemi këtu deri në Ditën e Kiametit. Stambollin nuk do të mund ta bëni Kostandinopojë. Nuk duhet të nënvlerësohet ashtu siç bëjnë vendet perëndimore.

Erdogan kritikoi vendet e Europes për heshtjen para sulmit terrorist të javës së kaluar, ndërsa nuk i kurseu as kritikat per mediat perëndimore.

Kreu i shtetit turk komentoi edhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, ku theksoi se unioni nuk mund të ndërpresë negociatat. Reagimi i Erdogan erdhi pasi Parlamenti Evropian kërkoi javën e shkuar ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Turqisë.

Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 1987, ndërsa çelja e negociatave nisi në vitin 2005. Dy vite më pas negociatat u pezulluan për shkak të kundërshtimeve nga administrata e Qipros, si dhe nga Gjermania e Franca