Është shtyrë shkuarja në burg e SEAD KOÇANIT

23

Derisa nuk ka vendim nga gjykatësi për kryerje të sanksioneve rreth kërkesës së Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg prej katër vjetëve për lëndën “Trust” të PSP-së, konform Ligjit për kryerje të sanksioneve shtyhet shkuarja e i tij në burg.

Biznesmeni Koçan sipas aktit udhëzues sot është dashur të paraqitet në vuajtjen e dënimit me burg, pasi që Këshilli gjyqësor të hënën e konfirmoi vendimin e gjykatësit nga Gjykata Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg.

Ndërkohë, Koçan ka parashtruar kërkesë tjetër për anulim të vuajtjes së dënimit me burg për shkak të sëmundjes për çka Gjykata Penale ende nuk ka vendim.

/Koha/