Etemi:As dhuna juaj e ushtruar ndaj gruas nuk i ndalon ata të jenë pjesë e drejtësisë

247

Shkruan: Hatije Etemi

“As dhuna juaj e ushtruar ndaj gruas nuk i ndalon ata të jenë pjesë e drejtësisë”

Nga videoja që po qarkullon nëpër rrjetet sociale ku shihet dhuna qe ushtrohet ndaj deputetes Vjosa Osmani dhe dalja në mbrojte e koleges së saj Donika Gërvalla nxjerr në pah idiotizmin dhe vrrerin e disa ”burave”(po e shkruaj qëllimisht me një ‘r’ pasi që as edhe atë se meritojnë )….Këtë po e ndërlidhi dhe me situatën tonë këtu në vendin tonë ku hiç me shumë nuk kanë dallim nga këta egërsira e bisha që ka prodhu pushteti…vetëm se këtu ndryshon pak situata sepse shumë pak Vjosa e Donika e Fatmire e shumë tjera…..Edhe ata pak që janë po mundoheni ti heshtni në forma te ndryshme por as edhe ashtu s’do ja dilni, fatkeqësisht po ju them sepse pikërisht atëherë kundër sulmi është dhe më i madh.
Këtë e kam vërtetuar dhe vetë ditëve të fundit nga disa të ashtuquajturit ‘miq’të cilët memzi pritnin që të postoj diçka nga partia ime e cila jam me fat qe jam pjesë e saj apo te shpërndaj mendimin tim personal si për çudi të njëjtit po qëndronin GATITU si në kohën Titos për të më kritikuar.
Jo mor joo…nuk më trembin aspak kritikat dhe sulmet e juaja ‘fatmirësisht’ online sepse kur përballemi jeni shumë të sjellshëm, e çuditshme kjo apo?
Prandaj dhe nuk u çudita fortë kur e pashë rastin e dhunës nga këtyre heroinave..
Sepse sulmi është ‘mbrojtja’më e mirë…dmth këta horra u mbrojtën nga ju duke ju sulmuar juve…Ju lumtë të nderuara..ju treguat edhe një herë madhështinë e një femre të fortë,të drejtë e të guximshme!
Nga ana tjetër jam shumë me fat dhe e lumtur që i takoj një partie politike siç është Lëvizja Besa e cila prioritet e ka avancimin e gruas dhe mbrojtjen e saj në çfarë do momenti që ajo gjendet…Këtë e kam vërtetuar dhe vet sidomos kohës së fundit, ku reaguan që nga anëtari më i thjeshtë , Forumi i gruas,Sekretari Gjeneral, nënkryetarë e deri tek kryetari i partisë z.Bilall Kasami të cilët pa rreshtur më kanë qëndruar pas, pa hezitimin më të vogël dukë më dhënë mbështetje morale dhe profesionale!
Prandaj ju bëj apel të gjitha grave të fuqishme,mos qëndroni heshtur para drejtësisë dhe po që se zgjidhni të merreni me politikë zgjidhni partinë politike e cila jep kurajo gruas e jo nënçmim siç jemi mësuar te shohim prej më herët. Dje Vjosa, Donika , Mimoza ishin frymëzim për ne .Besoj se do të reflektojnë edhe këndej kufirit! Jemi mësuar të thonë se “femra është për dekor” Duhet ta dini se nuk është për dekor ajo duhet të flet, duhet të jetë vendimmarrëse! Zonjat dje bën luftë ndaj së keqes ,na dhanë nder, pastërti, dije , guxim dhe shumë shpresë! Vendosmëria te këto zonja më pëlqen shumë. Për të qenë e vendosur, jo domosdoshmërisht duhet të bërtasësh apo të shash apo të flasësh vetëm në veten e parë.
Gratë nuk duhet të jenë vetëm numër por janë shumë më shumë apo më pak se gjysma e popullsisë.

MARKETING 420 x 60