Fajtorët kryesor për viktimat e Covid-19

134

Shkruan: Arjan Haliti

Tash kur të gjitha vendet e rajonit hapën kufijtë, shkollat dhe fillojnë funksionimin normal vendi jonë vazhdon të hyjë në PIKUN e dytë me të infektuar dhe numrin e viktimave nga Coronavirusi. Dhe kjo për çudi me hov të madh në vendbanimet shqiptare si Çairi, Tetova, Saraji, Studeniçani e të tjera!

MARKETING 420 x 60

Por a ka fajtor për këtë?
Sigurisht se ka!
Lind pyetja, KUSH?

Përgjigjja e shkurtë është “Partnerët e pandarë të koalicionit anti qytetar dhe anti shqiptar!”

Dihet se menjëherë u ra ndërmend për kë bëhet fjalë. Për partnerët e koalicionit VMRO-BDI!

Ose spjeguar më hollësisht, VMRO-DPMNE dhe BDI vendosën në rrezik qytetarër për të përfituar politikisht… Si gjithmon, për pushtet VMRO dhe BDI ka sakrifikuar shqiptarët!

Naqe Çulev, ministri teknik i Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO-së bashkë me Agim Nuhiun zv/ministri i BDI janë ata që keqpërdorën pozitat dhe për interesat e partive të tyre keqpërdorën policinë. Lejuan dhe mbrojtën besimtarët ortodoks që në mes të Strugës të mbajnë liturgji dhe të marshojnë duke shkelur të gjitha vendimet dhe rekomandimet për mbrojtje nga Koronavirusi. Me këtë rrezikuan ata që mbajtën liturgjinë dhe të gjithë qytetarët e Strugës. Deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi! Po ashtu, lejonin qytetarët e papërgjegjshëm në shumë vendbanime që të lëvizin të lirë në orë policore dhe të shkelin rekomandimet kundër Covid19. Duke rrezikuar të gjithë!

Ky plan duket aq bukur i kurdisur sa që menjëherë u mbështet nga Bujar Osmani, gjithmon duke dashur të përfitojë politikisht, i cili hapur bënte thirrje që objektet fetare të hapen në momentin kur në të gjithë Botën, sidomos në atë Islame ishin të mbyllura, se gjoja sipas tij besimtarët nuk janë kriminel! Po e vërtetë besimtarët nuk janë kriminel. Por ama politikanët e papërgjegjshëm dhe që manipulojnë qytetarët e painformuar mirë, vetëm për pikë politike duke ua rrezikuar jetën e tyre, janë kriminel!

Kësaj i pasuan edhe papërgjegjësia e Molla Sulës dhe gjith të tjerëve që manipuluan qytetarët për gjendjen reale dhe rrezikun nga Covid19, gjithmon duke dashur të përfitojnë pikë politike.

Turpi dhe krimi më i madh është që Haxhi Bujari qëndrimet i ndryshonte brenda natës, më shpesh se çorapet!

Pra, rritja e numrit me viktima nga Covid 19 dhe rasteve të reja të infektuara është krim i Bujar Osmanit, Naqe Çulevit dhe bashkëpunëtorëve të tyre!

Të gjithë këta duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe juridike për manipulim me qytetarët, për vdekjen e qytetarëve, por dhe për vendosjen në rrezik të jetës së gjith qytetarëve në vend!

#PërgjegjësiPërPartnerëtVMRO-BDI

Mendoj se kjo mund të spinohet mirë… Nga përfaqësues partiak ose të pavarur…
Mendojm se është mirë që në opinion, tash kur qytetarët janë më të vetëdijshëm, të ngritet bindja se këto janë fajtor pse ne vazhdojmë të jemi të Izoluar dhe nëpër karantina!!!…