“Familjes Selmani i kthehet buzëqeshja dhe marrin celsat për në shtëpinë e re.
Të lënë në harresë të fatit këto antarë të kësaj familje ishin atëherë kur ne i takuam për herë të parë, nga skamja e pa mëshirshme ato luftonin për mbijetesë.
Por, ne nuk ndaluam, si shoqatë ”Agimi i bëmirësisë”, bashkë me gjithë donatorët, bashkpuntorët dhe të gjithë bëmirësitë ndihmuam që edhe kjo familje të gëzoj shtëpinë e re, që të ketë kulm mbi kokë dhe të jetoj si një familje normale dhe e shëndoshë si të gjithë të tjerët.
Familja Selmani nga fshati Jazhincë tashmë është në shtëpinë e re, ndaj ne falenderojmë Zotin Fuqiplotë që na mundësoj që të bëhëmi shkak për të ndihmuar këtë familje, nga zemra falenderojmë edhe donatorët, bëmirësit dhe ata që ndihmuan në finalizimin e kësaj shtëpie dhe që kontribuan me përkrhaje materiale dhe morale që edhe kësaj familje t’i buzëqesh fytyra.
Lusim Zotin Fuqiplotë që të na jep vullnet, suksese në punë dhe mundësi për bëmirësi të reja,
Qofshi të bekuar vëllezër.”
Video?