FIFA prezantoi emblemen për Botërorin “Katar 2022” (Video)

23

FIFA në Doha, kryeqytetin e Katarit, vendi ku do të mbahet Kupa e Botës në vitin 2022 ka prezantuar logon zyrtare për botërorin. FIFA ka njoftuar se logo ka përmbajtje të cilat përfshijnë elementë të lidhur ngushtë me kulturën rajonale dhe lokale arabe. Në formën e logos së re vihen re format të cilat ngjajnë me formën e dallgëve të rërës në shkretëtirë, ndërkohë që gjithashtu logo ngjason me formën e numrit tetë, teksa në këtë botëror do të jenë po tetë stadiumet mikpritëse. Ndërkohë, logo i përafrohet formës së infinitiv, diçka që reflekton lidhjen e natyrës me eventin. Sakaq, tipografia e pranishme në emblemë frymëzohet nga kaligrafia tradicionale arabe. Në anën tjetër, logo është e ngjashme edhe me formën e Kupës së Botës ndërsa varet nga perspektiva dhe distanca nga e cila vëzhgohet.