Filipçe: Deri tani janë regjistruar gjithsej 62 raste me të verdhë

11

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se deri tani gjithsej ka 62 raste me të verdhë.

“Kishim disa takime pune me ekspertë nga Instituti për Shëndet Publik dhe më e rëndësishmja është se nuk ka lidhje epidemiologjike të rasteve, por të gjithë raste të vetme në më shumë shkolla, që do të thotë se burim i sëmundjes nuk janë shkollat, por e verdha ka ardhur nga jashtë”, tha Filipçe.

Filipçe theksoi se verdha është sëmundje e duarve të papastra dhe ju bëri apel fëmijëve që t’i lajnë duart më shpesh.