Fisi i cili për shkak të bukurisë vuan dhembje të madhe: Asnjë nga ta nuk dëshiron të heqë dorë nga tradita mizore!

91

Për shkak të bukurisë janë të gatshëm në çdo gjë

Fisi Karo ka rreth 2.000 pjesëtarë, të cilët e përbëjnë njërin ndër fiset më të vogla në luginën e lumit Omo, mbase edhe në gjithë Etiopinë.

MARKETING 420 x 60

Mirëpo, fiset e tjera me popullatë më të madhe, nuk kanë aq numër ekspertësh për pikturim dhe zbukurim të trupit,transmeton Telegrafi.

Fisi Karo posaçërisht është i njohur për mënyrën e dizajnit të rrobave, përkatësisht të kostumeve të tyre.

Bukuria është aspekt i rëndësishëm i kulturës së fisit Karo – aq e rëndësishme sa që janë të gatshëm të durojnë dhembje të madhe vetëm që të jenë të veçantë.

Pos vizatimit dhe ngjyrosjes në trup, pjesëtarët e fisit me qëllim bëjnë vraga në lëkurë për të cilat kanë teknikë të posaçme.

Pasi që të presin lëkurën, në vragë fërkojnë hirin, në mënyrë që plaga të shërohet në mënyrë të çrregullt dhe kështu të lërë formë të pazakonshme.