Fjalët e para të Artetas si trajner i Arsenalit: Nder i madh, duam t’i kthejmë trofetë

13

Mikel Arteta ka folur fjalët e para pas zyrtarizimit të tij si trajner i ri i klubit londinez, Arsenalit.

Arsenali ka konfirmuar rreth orës 3 pasdite emërimin e Artetas në krye të shtabit teknik pas disa javës pa trajner të përhershëm pas shkarkimit të Unai Emeryt.

Pas zyrtarizimit të tij si trajner i klubit, Arteta ka folur edhe fjalët e para, ku ka thënë se ndihet i lumtur dhe i nderuar me këtë detyrë.

“Ky është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë fillimisht Arteta për faqen zyrtare të klubit.

“Ne duhet të jemi konkurrues për trofetë më të mëdhenj dhe kjo është bërë shumë e qartë për mua në diskutimet e mia me Stan dhe Josh Kroenke, dhe drejtuesit tjerë në klub”.

“Ne të gjithë e dimë se duhet të punohet shumë për të arritur atë, por jam i sigurt se do ta bëjmë atë”.

“Jam aq realist sa ta di se nuk do të ndodhë brenda natës, por skuadra aktuale ka shumë talent dhe ka një grup të madh lojtarësh të rinj që vijnë nga akademia”, përfundoi spanjolli.

Ekipi trajnues i Mikel Arteta do të shpallet sa më shpejt që është e mundur, ndërsa debutimi i tij pritet të ndodh të javën e ardhshme.