Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa, mbajti trajnim dy ditor në Strugë (FOTO)

46

Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa, ka mbajtur një trajnim një ditor në qytetin e Strugës, njofton TopAlNews. Sipas forumit të gruas, ky trajnim ka pasur për synim forcimin e rolit të gruas në politikë. Të pranishmëve në forumin e gruas iu drejtuar edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili i falënderoi ata për angazhimin e tyre.

“Forumi i Gruas i Lëvizjes BESA, ka zhvilluar trajnim një ditor në qytetin e Strugës. Trajnimi kishte për synim forcimin e rolit të gruas në politikë dhe forcimin e kapaciteve të tyre intelektuale.

Temat e trajnimit ishin: “Roli i gruas në politikë” dhe “Aktivizmi i gruas shqiptare dhe paraqitja publike”, thuhet në faqjen zyrtare të kësaj partie./TopAlNews/