FORUMI RINOR I LËVIZJES BESA ORGANIZOI TURNE FUTBOLLI NË GOSTIVAR (VIDEO)

7

Forumi Rinor i Lëvizja BESA, organizoi turne në futbolli të vogël, për të dytin vit radhazi, pas Tetovës, këtë vit ky turne u organizua në qytetin e Gostivarit, njofton TopalNews.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një prononcim për Tv Globi, deklaroi se: Vitin e kaluar ky lloj organizimi u mbajt në qytetin e Tetovës, ndërsa këtë vit ndodhemi në Gostivar, dhe besojmë se ky angazhim do të vazhdoj edhe viteve tjera në qytete të ndryshme dhe të mbetet si eveniment tradicional, pasiqë Lëvizja BESA, ka një forum rinor shumë aktiv dhe me kapacitet për të organizuar ngjarje të tilla, theksoi Kasami.

Poashtu edhe kryetari i Forumit Rinor të Besës, Liridon Useini, u shpreh se: Rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka vendin në aktivitet edukativo arisimore, sportive, e jo të largohen nga vendlindja dhe për këtë, ne shpresojmë se shteti do të na kopjoj me aktivitete të tilla, ashtu sikurse na kopjoj me shperndarjen e ujit në pikat kufitare dhe pagesore për mërgimtarët, tha mes tjerash Useini./TopalNews/Image may contain: one or more people
Image may contain: people playing sports
Image may contain: 4 people, people smiling
Image may contain: one or more people
Image may contain: 2 people
Image may contain: 2 people, people sitting
Image may contain: 3 people, people smiling, basketball court

Loading...