FR i BESËS mbajti mbledhje, çfarë u diskutua?

46

Sonte u mbajt mbledhja e parë e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA për vitin 2020.

Mes diskutimeve të tjera, në këtë mbledhje u propozua dhe u miratua agjenda e Forumit Rinor për parafushatën e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, e cila do të implementohet deri në hapjen e fushtatës zgjedhore.

MARKETING 420 x 60

Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe dy sekretarët e Forumit Rinor. Për Sekratar të Përgjitshëm u zgjodh Semir Pajaziti, ndërsa për Sekretar Organizativ u zgjodh Sali Mustafa. Kësisoj së bashku me tre nënkryetarët, Marigona Jao, Liridon Kovaçi, Leonora Ramadani dhe Kryetarin Liridon Useini do të bartin përgjegjësinë kryesore në menaxhimit dhe kordinimin e Besatarëve të Rinj.

Gjithashtu në menyrë unanime u zgjodhen që Leonora Ramadani, Albi Qamili dhe Okan Dehari të përfaqësojnë Forumin Rinor në Shtabin Qëndror Zgjedhor të Lëvizjes BESA, si antarë të këtij shtabi.

#KohaPërVeprim

Loading...