Francezët vlerësojnë Shqipërinë, ‘Stade de France’ do jetë plot kundër kuqezinjve

41

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar prej dy ditëve, teksa para janë dy sfida tejet të rëndësishme për ecurinë në këto kualifikuese si ajo ndaj Francës në transfertë dhe Islandës në shtëpi.

Kuqezinjtë po stërviten me mendjen te takimi ndaj Francës më datë 7 shtator, ndërsa si të mos mjaftonte forca e kampionëve të botës, përballë Kombëtarja do të gjejë edhe një stadium të tejmbushur. Sipas shitjeve të biletave, ditën e shtunë stadiumi “Stade De France” do të mbulohet nga ngjyrat e flamurit francez.

Një shtysë më shumë për “Gjelat”, të cilët pretendojnë vetëm fitoren ndaj djemve të trajnerit Edi Reja.

Megjithatë, Shqipëria mund të shpresojë te një rezultat pozitiv duke llogaritur edhe mungesat e Mbappe, Kante dhe Pogba të cilët janë ndër mekanizmat kryesorë të Deschamps.

Aktualisht, kuqezinjtë renditen në vendin e katërt me 6 pikë në tre ndeshje, ndërsa të renditura para janë Franca, Turqia dhe Islanda me një diferencë prej vetëm 3 pikësh.