Frank Lampard prezantohet trajner i ri i Chelseas: Jam krenar!

11

Frank Lampard është zyrtarizuar trajner i ri i Chelseas.

Klubi londinez ka zyrtarizuar rikthimin e legjendës, Lampard në “Stamford Bridge”, por kësaj radhe si trajner dhe jo si futbollist. Ish-mesfushori i Anglisë ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me skuadrën e re, duke marrë vendin që la Sarri kur u largua te Juventusi.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si trajner në krye. Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, megjithatë, fokusi im i vetëm është në punën dhe përgatitjet për sezonin përpara. Unë jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe nuk mund të pres që të fillojmë“, ka thënë 41-vjeçari.

Prej 13 vitesh Lampard ka qenë pjesë e Chelseas duke u bërë edhe futbollisti me më shumë paraqitje për “blutë”.