Frikë te Barcelona, dy lojtar titullar të prekur me Covid-19

15

Koronavirus prek Barcelonën.

Klubi katalanas, nëpërmjet një komunikate zyrtare, njofton se dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv me virus, në testet e bëra së fundmi.

Në këtë situatë, klubi është i detyruar të testojë edhe njëherë tjetër të gjithë stafin dhe deri në daljen e përgjigjeve të dyta, skuadra nuk do të rikthehet në stërvitje, në mënyrë që të mos rrezikojnë më tej.

Deklarata e klubit:

Pas testeve PCR të kryera dje, dy anëtarë të stafit të ekipit të parë të futbollit kanë dalë pozitiv në testet e kryera për Covid-19.  Klubi ka informuar autoritetet përkatëse të sportit dhe shëndetit.

Si rezultat, seanca stërvitore e planifikuar për nesër të martën në 11.00 të mëngjesit është shtyrë. Koha e re për stërvitje dhe konferenca për shtyp përpara Athletic Bilbao-FC Barcelona do të njoftohet nesër.