Fuqitë europiane paralajmërojnë Iranin se marrëveshja bërthamore mund të prishet

17

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore kanë paralajmëruar se paktet historike mund të bien pjesërisht, pasi ata kërkuan rifillimin e dialogut midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Franca, Britania dhe Gjermania paralajmëruan në një deklaratë të përbashkët të dielën se marrëveshja e nënshkruar në të njëjtën datë katër vjet më parë mund të shembet pas sanksioneve të ripërtëritur mbi Iranin nga Shtetet e Bashkuara, të cilat njëanshmërisht u tërhoqën nga marrëveshja vitin e kaluar, njofton Klan Kosova.

Irani më pas ka vendosur të mos respektojë disa nga detyrimet e veta.

“Rreziqet janë të tilla që është e nevojshme që të gjithë palët e interesuara të ndalojnë dhe të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”, tha deklarata e përbashkët e lëshuar nga zyra e presidentit francez.

“Ne besojmë se ka ardhur koha për të vepruar me përgjegjësi dhe të kërkojmë mënyra për të ndaluar eskalimin e tensionit dhe për të rifilluar dialogun”.

Marrëveshja, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në Vjenë nga Irani, SHBA, Franca, Britania, Gjermania, Kina dhe Rusia.

Tensionet u përshkallëzuan midis Washingtonit dhe Teheranit kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018 dhe vendosi sanksione mbi Iranin, duke përfshirë edhe sektorët kryesorë të saj bankar dhe të naftës, të cilat ishin hequr nën këtë pakt.