Fury premton se do ta ndëshkojë më shumë Wilderin në meçin e trilogjisë

20

Tyson Fury do ta mbrojë titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda kundër Deontay Wilder në muajin tetor të këtij viti.

Dy boksierët janë pajtuar që ta kompletojnë trilogjinë mes tyre, ndërkohë që numërojnë një barazim dhe një fitore të britanikut në dy meçet e mëparshme.

Gipsy King ia mori titullin amerikanit duke ia shkaktuar humbjen e parë në karrierë në duelin e zhvilluar në muajin shkurt në Las Vegas, kur e mposhti me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Wilder e aktivizoi klauzolën për rimeç që duhej të ndodhte në muajin korrik, mirëpo për shkak të coronavirusit është shtyrë për datën 3 tetor.

“Do të jem i obliguar që t’i jap më shumë. Asnjëherë nuk mërzitesh duke e rrahur Deontay Wilderin. Është një nga ato gjëra që e bën me krenari”.

“Unë e bëra vërtet atë që thash se do ta bëja. Jo shumëkush, sidomos në boks, thotë diçka dhe pastaj e bën saktësisht atë që e thotë”.

“Isha krenar me atë paraqitje. Mezi pres të kalojë kjo çështja e coronavirusit, të kthehet bota në normalitet dhe ta kryej punën time”, ka deklaruar Fury në emisionin Good Morning Britain në ITV.