Los Angeles Galaxy realizoi një fitore të rëndësishme dje, pasi mposhti Toronton me rezultat 2-0.
Padyshim më meritori në këtë fitore është sulmuesi shtatlartë Zlatan Ibrahimovic, i cili realizoi të dy golat.
Suedezi me nënshtetësi tani kap kuotën e 13 golave, katër më pak se Carlos Vela që ka 17 sosh, përcjell lajmi.net.
Por 37-vjeçari nuk u bë temë kryesore e medieve pse shënoi dy gola, por për një arsye krejt tjetër.
Klubi i tij duket se është ngatërruar kur i ka shënuar emrin në fanellë numrit ‘9’.
Në vend të Ibrahimovic, shtypësi i fanellave të LA Galaxy e ka shënuar ‘Irbahimovic’, e cila nuk kaloi pa u bërë ‘hit’ në rrjetet sociale.