Gazetari britanik lëshon deklaratën e fortë: Ja plani i fshehtë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

1094

Gazetari britanik pro-serb, Aleksander Papodopulos, i ftuar në Sky News për të folur rreth raporteve Kosovë-Serbi dhe përfshirjes amerikane në dialog, nuk ka ngurruar që në mënyrë të hapur të shprehë urrejtjen e tij për shqiptarët.

Papdopulos i cili njihet për mohimin që ia ka bërë Masakrës së Srebrenicës në këtë intervistë ka thënë se Kosova është një provincë e Serbis ëdhe se “emri historik i Kosovës është Kosova dhe Metohija”, derisa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar si një “organizatë terroriste”.

Papadopulos ndërkohë ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është një servil dhe bashkëpuntor i Amerikës që po përgatit faljen e Kosovës.

“Vuçiq është një servil dhe bashkëpunëtor i Amerikës dhe është duke përgatitur shkëputjen e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Papadopulos.

Ai ka thënë se Bill Clinton dhe Tony Blair janë armiqtë më të mëdhenjë të Serbisë me të cilët Vuçiq ka shoqëri, “deria bombardimet e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit i ka cilësuar si kriminale.”

Papadopulos është edhe një bashkëpuntor i rregullt i televiziont shtetëror të Rusisë, RT dhe përkrahës i regjimit të Assadit.

MARKETING 420 x 60