Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, zë sot njërën prej hapësirave të gjigantit mediatik BBC.

“A është Prishtina kryeqyteti më i shëmtuar europian?” – është titulli i një shkrimi të gjatë të autores Deborah Huso, që ka qëndruar vet në Prishtinë për dy ditë dhe nga ato që ka parë e trajtuar në tekstin e saj, e kanë bërë që ta shtrojë këtë pyetje në krye të artikullit, njofton Klan Kosova.

Huso, e cila nuk është gazetare e BBC, por bllogere që fokusohet në udhëtime dhe tema të suksesit në punë dhe amësi, sa ka qëndruar në Prishtinë, ka vizituar monumente fetare e historike, bulevarde, statuja dhe objekte të ndryshme.Ndërtesën e Katedrales “Shën Nënë Tereza” dhe lartësinë e saj prej 76 metrash, Huso e ka quajtur ironike, duke përmendur se ajo ndodhet në qendër të Prishtinës për faktin se vetë Vatikani ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se 90 përqind e kosovarëve janë të besimit Islam.Historia e katedrales, sipas Huso, reflekton dëshirën e kosovarëve për të lënë prapa vetes dekada konfliktesh që më shumë kanë qenë etnike sesa fetare.

Loading...