Gazetarja Liridona Vejseli ‘thumbon’ ASH-në e Ziadin Selës (FOTO)

500

Gazetarja Liridona Vejseli, në rrjetin social Facebook ka komentuar vendimin e fundit të Feta Alimit i cili u dënua me 7 vite burg për rastin e 27 prillit. Gazetarja Vejseli shkruan se pse nuk u vu kusht që amnestia të kap edhe Feta Alimin, ndryshe mos votoheshin ndryshimet kushtetuese, duke i parashtruar pyetje publike ASH-së së Ziadin Selës.

Ja postimi i plotë i gazetares Vejseli:

“Një pyetje kam: Pse nuk u vu kusht që amnestia të kap edhe Feta Alimin, ndryshe le të mos i votonin ndryshimet kushtetuese?!

Pse pranun amnestinë për maqedonasit kriminelë dhe askush se vu në listë Alimin, e të gjithë bënë pazar për ndryshimet kushtetuese ? Pse, pse, pse jetojmë në këtë shtet të flliqur që jeta e një njeriu barazohet me hiç!”, shkruan në Facebook Liridona Vejseli.