Gazetarja reagoi pasi ai i “goditi” të pasmet gjatë një transmetimi Live – burri ka mbyllur llogaritë në mediat sociale, paraqitet avokati i tij

23

Garuesi që i kishte “goditur” të pasmet gazetares së WSAV-TV, Alex Bozarjian, derisa ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë është identifikuar si Tommy Callaway (43) i Stateboro, Georgia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai nuk ishte shfaqur derisa identiteti i tij të zbulohej nga përdoruesit e mediave sociale që përdorën numrin e tij të garave për të kuptuar se kush është.

Madje, Callaway ka mbyllur llogaritë e tij në mediat sociale dhe po komunikon përmes avokatit të tij, i cili lëshoi deklaratën e mëposhtme:

“Na vjen keq për situatën e ndodhur. Z. Callaway nuk ka vepruar me ndonjë qëllim kriminal. Tommy është një burrë dhe baba i dashur që është shumë aktiv në komunitetin e tij. Ne kemi qenë në kontakt me WSAV dhe përfaqësues për znj. Alex Bozarjian, si dhe anëtarë të zbatimit të ligjit të Savannah. Ne nuk presim që të lind ndonjë akuzë penale nga ky incident, dhe ne po punojmë me ata që janë të përfshirë për të korrigjuar situatën”, citohet të ketë thënë avokati.

Ndërsa Bozarjian konfirmoi që Callaway “u përpoq të bënte kontakte” me të për të thënë se “qëllimet e tij nuk ishin për të më lënduar, ai nuk kishte ndërmend ta bënte atë”.

“Nuk do ta diskutoj këtë – sepse ai më lëndoi”, ka insistuar ajo, duke shtuar se “shuplaka” kishte “ndikim të rëndë”.