Gazmend Aliu godet Arifin: Të paktën vetëm njërin premtim realizoje

229

Kryetari i Lëvizjes BESA në Tetovë, Gazmend Aliu me një postim të tij në Facebook ka kritikuar kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifin, për premtimet e parealizuara të saj. Për më tepër, lexoni postimin e tij në Facebook:

“Premtimet e Teuta Arifit në kampanjën e zgjedhjeve lokale janë duke shkuar drejt vdekjes!

Qytetarët (banorët) e komunës së Tetovës, ndoshta në ëndër do i shohin realizimet, se në realitet jo.
Prej premtimeve të shumta ishin edhe këto:
1. Transporti urban (5 autobusa)
2. Parkimet nëntoksore
3. Uji i pijshëm (rregullimi i rrjetit)
4. Hapja e bulevardeve (3 bulevardet)
5. Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël

Të paktën njërën nga këto pesë premtimet ta kishte realizuar e nderuara “zonja e hekurt” ?

#Rikujtojmë se Teuta Arifi është nënkryetare e BDI-së, dhe e afërmja e z. Zaevit, prandaj duhet të kishte reflektuar pozitivisht!”