Georgieva shpjegon pasojat e përdorimit të fishekzjarrëve

13

Sipas Klinikës për kirurgji plastike mbi 80% e të lënduarve nga mjetet piroteknike janë të mitur ndërsa pasojat nga fishekzjarrët në dorë mund të jenë fatale deri në amputimin e plotë të dorës.

Sipas mjekes Gordana Georgieva, fushata që e zbatoi klinika, por edhe MPB ka dhënë rezultate dhe se numri i të lënduarve nga  fishekzjarrët është ulur.

“Mbi 80% e të lënduarve nga mjetet piroteknike janë persona të mitur. Fushatën që e zbatuan vitin e kaluar në thuajse çdo shkollë në  Shkup dha rezultate. Nxënësit nuk i dinë pasojat që mund të ndodhin nga përdorimi i fishekzjarrëve. Mendoj se fushatat për ngritjen e  vetëdijes dhanë rezultatet. Nga shpërthimi i piroteknikës mund të këtë pasoja me hendikep, madje edhe amputim të gishtit apo dorës”, tha  Georgieva.

Ekipi i Klinikës për kirurgji plastike është habitur nga filloristët të cilët para prezantimeve për pasojat kanë treguar se çfarë  fishekzjarrësh ekzistojnë dhe se si janë përdorur.

“Kur nisim me prezantimin, ata janë më të informuar me ne se çfarë lloji fishekzjarrësh ka. U habitëm nga njohuritë e tyre. Pasi u tregojmë për pasojat, dhe se mund të mbesin pa duar, të djegur apo me sy të lënduar, ndikojmë që të ulet përdorimi apo të mos e përdorin të vetëm”, tha Georgieva.

Pacienti më i ri ka pasur nëntë vite ndërsa viktimë janë edhe personat më të moshuar që gjatë momentit u ndihmojnë personave të mitur të mos lëndohen.